“Në dashuri jeni mes dilemash”, çfarë thotë Horoskopi për secilën shenjë

189

Dashi

Në dashuri jeni mes dilemash. Ju ka përfshirë një dyzim dhe paqartësi. Çtendosuni dhe lëreni veten të shkojë pas emocionit duke menduar më pak për “hesape”. Dëgjojeni partnerin/en tuaj. Ju mendoni se pasioni që keni, automatikisht bën që të keni të drejtë për gjithçka, por nuk është kështu.

Demi

Kjo ditë e parë e fundjavës, e shtuna duket të jetë e mirë në sferën e dashurisë. Takime të reja dhe intriga të reja po shfaqen në horizont. Në spektrin e punës, janë rrugës propozime të rëndësishme.

Pasioni është emri juaj i dytë për këtë të shtunë. Takime të reja të mira, por edhe marrëdhënie të shkëlqyera për çiftet që janë takuar së fundmi. Në punë, edhe aty gjërat duken mirë, vazhdoni dhe tregojuani të gjithëve idetë tuaja!

Gaforrja

Je i fortë, i vendosur, nuk ke frikë të marrësh vendime. E në këtë pikë, bëje zemrën të qartë, mjaft me dyshime. Në punë, qielli premton gjëra të mira për sipërmarrësit ose për ata që duan të kthehen në “lojë”!

Luani

Epo në dashuri, më në fund keni gjetur vitalitetin. Marrëdhënie të shkëlqyera me të lindurit në shenjën e Peshores. Ndërsa në punë, mendohuni mirë përpara se të pranoni propozimet!

Virgjëresha

Në dashuri ka ardhur koha për t’u sqaruar gjërat. Kurse ata që synojnë një lidhje të re, mjaft të hedhin sytë përreth. Në punë keni shumë ide. Jeni krijues dhe favorizohen sidomos të vetëpunësuarit!

Peshorja

Në fundjavë do t’ju duhet të përballeni me ditë të çuditshme, ndaj më mirë shkëputeni mendjen nga “priza”, përkushtojuni vetes. Në punë keni shumë gjëra për të bërë, por dhe shumë mendime ju ziejnë në kokë. Mos harroni, ndërsa keni shumë ide, diçka do të jetë fituese!

Akrepi

Lajm i mirë për dashurinë sepse Hëna nuk është më në dizavantazh. Në punë, përpiquni të lëvizni pak nuk mund të uleni dhe të prisni!

Shigjetari

Hëna është në dizavantazh me shenjën tuaj, ndaj në dashuri keni dyshime. Përpiquni të sqaroni gjërat duke folur. Në punë, marrëdhëniet e bashkëpunimit janë të mira. Mos u dorëzoni, edhe nëse ca si shumë presin shumë nga ju!

Bricjapi

Në dashuri ka diskutime dhe një klimë tensioni në ajër, ndoshta e gjitha për shkak të një papajtueshmërie të karakterit. Në punë nuk jeni shumë të bindur, ndaj po provoni të gjitha mënyrat pa pasur shumë siguri!

Ujori

Hëna është në anën tuaj, kështu që sfera sentimentale është në rikuperim. Dhe më në fund do të jeni në gjendje të sqaroni gjëra që ju mundojnë. Në punë, përpiquni të veproni. Sidomos mes kësaj të shtune dhe të dielës!

Peshqit

Në dashuri, dita e shtunë nuk është më e mira, ndaj përpiquni të mos ushqeni polemikat nuk është koha për të diskutuar. Në punë, përpiquni të shmangni shqetësimet është më mirë të qëndroni të qetë në të gjitha frontet!/Abcnews.al/