“Ne do t’i kthejmë Shqipërisë punën”- Basha publikon videon: Me Ramën në qeveri u shënua numri më i madh i të larguarve! Ne kemi…

193

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka postuar një videomesazh, me anë të të cilit rendit disa nga premtimet kryesore të Edi Ramës që sipas tij nuk janë mbajtur.

Në zotimin e tij, lideri i opozitës thekson faktin se gjatë qeverisjes së Edi Ramës është shënuar numri më i lartë i të larguarve nga vendi.

Më tej, në mesazhin e tij, Basha thekson se angazhimi i opozitës së sotme me një plan konkret do të mundësoj që sipas tij “t’i kthehet puna Shqipërisë”.

“Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë”, thekson Basha.