Flakët e zjarrit mbrëmjen e sotme kanë përfshirë katin e dytë të një pallati në zonën e Freskut në Tiranë.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e zjarrfikëses të cilët bënë të mundur evakuimin e banorëve. Nga pamjet e publikuara nga mediat shihet momenti kur një fëmijë i vogël është shpëtuar nga zjarri.
Pas shpëtimit ai shihet në duart e një prej zjarrfikësve i cili shihet teksa e çon drejt ambulancëspër të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.