Një incident është regjistruar pak pas mesnate në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
Një banesë në katin e katërt të një pallati është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30 në shtëpinë e shtetasit me iniciale G.B.
Fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarrëfikësja shkoi në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Me datë 01.01.2022, rreth orës 00:10, në “Don Bosko”, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën në pronësi të shtetasit G. B., ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.