Ne jemi super! Ky është shteti ku të rinjtë përdorin më shumë fotoshop për t’u dukur më të bukur

323

Të gjithë i redaktojmë fotot tona përpara se t’i hedhim në rrjetet sociale, por a e dini ju se cili është shteti ku përdoret më shumë fotoshop?

Një studim bëri me dije se britanikët ishin ata që modifikonin më tepër fotot e tyre. Një studim i bërë, sipas Daily Mail, mbi atë që njerëzit klikonin më së shumti në internet, zbuloi se britanikët ishin fajtorët më të mëdhenj. 108,600 kërkime mujore “si të redakojmë një selfie”.

Kërkesat më të shumta ishin si të hollohej beli, zmadhim të formave trupore, një ngjyrë e re flokësh. Pas britanikëve në vendin e dytë renditej Spanja, për t’u ndjekur nga Gjermania. Vendi që “i pëlqen vetja natyrale” ishte Bjellorusia.

Shqiptarët? Fatmirësisht, nuk jemi në listë.