Nëna 83-vjeçare mohon djalin biologjik para kamerave: Nuk kam lindur gjë unë, e kemi kushëri…

204

Të dy motër e vëlla të braktisur nga nëna e tyre kanë ardhur tek rubrika “Ka një mesazh për ty” për të kërkuar nënën e tyre biologjike që i la në jetimore.

Gazetari i programit ka shkuar ta takojë zonjën Ismete, por ajo gjatë intervistës refuzon të ketë djalë tjetër përveç Fatjonit që e ka rritur.

Ajo shprehet se Arbenin nuk e ka djalë, ndërkohë që gjatë rrëfimit, Arbeni ka treguar se kur ishte fëmijë, zonja Ismete ka shkuar disa herë ta takojë tek shtëpia e fëmijës, dhe më pas kur mbushi 18 vjeç, ai shkoi dhe e takoi pasi kishte fituar rrogën e parë. Që nga ajo ditë Arbeni nuk u takua më kurrë me të ëmën.

Gazetari: Zonja Ismete, kush mendon ti se të ka ftuar?

Ismetja: Nuk e di, unë ka 7 vite që nuk dal fare, nuk kemi shtëpi, jemi me qira, unë kam mjekimin.

Gazetari: Sa fëmijë keni juve?

Ismetja: Vetëm një djalë kam unë, Fatjonin.

Gazetari: Nuk keni fëmijë të tjerë?

Ismetja: Jo vetëm Fatjonin.

Gazetari: Po Arbenin?

Ismetja: E kemi kushëri.

Gazetari: Arben Bylykbashin në Shkodër.

Ismetja: Jo e kemi kushëri, e ka Bilibashi, ne e kemi Bylykbashi.

Gazetari: Ky ka lindur në Shkodër.

Ismetja: Unë kam punuar në Shkodër, por nuk kam lindur gjë, më vjen shumë keq, vetëm Fatjonin. Ai që desha unë, nuk më mori sepse ishte i fejuar në djep dhe kishte 6 vëllezër, e vr isnin.

Gazetari: Nuk të kujtohet që e ke takuar këtë Arbenin në Shkodër, në Bushat.

Ismetja: Ky ka ardhur një herë në Korçë dhe e kishin drejtuar për tek unë, thashë more djalë më vjen keq. Po ta kisha unë, nuk kisha frikë. Kjo ka qenë historia ime, e pafat.

Fatjoni: I ka humbur kujtesa, ka bërë një operacion shumë të rëndë. Ka bërë 3 operacione dhe nuk mban mend gjallë në botë. /tvklan.