Nëna e 16 fëmijëve tregon sa ushqim harxhojnë për një festë: Kemi blerë tre gjela deti kemi edhe shumë… ja sa para kemi harxhuar

439

Një nënë me 16 fëmijë ka zbuluar së fundmi sasinë e padëgjuar të ushqimit që familja e saj do të hajë për festën e Krishtlindjeve.

Jeni Bonell dhe bashkëshorti i saj Ray, nga Queensland, Australi thanë se për drekën e Krishtlindjeve, pj ellat e tyre do të ‘z hdukin’ 11 kilogramë proshutë, tre gjela deti dhe tre pula, duke i shoqëruar me rreth 6 kg karkaleca deti.

 

Ajo që njihet tashmë si “familja më e madhe e Australisë” ka gjithashtu në menunë e drekës festive, 4kg sallatë patatesh dhe disa dhjetra kanaçe pijesh freskuese.

Për ëmbëlsirë, familja me 18-persona do të konsumojë dy torta të mëdha kumbulle, katër litra akullore dhe gurabije me shije frutash. Jeni tregon bëmat e familjes në kanalin e saj në rrejtin YouTube, ku shpjegon gjithashtu kostot e familjes Bonell, e cila përbëhet nga nëntë djem e shtatë vajza, të moshave nga 29 deri në katër vjeç.

 

Duke kujtuar kohën festive të vitit 2019, ajo tha: “Po të llogarisësh dhuratat, ushqimin, zbukurimet dhe gjithashtu një ndihmë të vogël për njerëzit në nevojë, Krishtlindjet na kushtojnë diku nga $3,000 deri në $5,000”. Jeni thotë se me një grup kaq të madh njerëzish për të ushqyer ajo nis përgatitjet dy javë para, për të evituar stresin e përgatitjeve.

Në lidhje me dhuratat Jeni thotë se duhet të tregohet strategjike duke i blerë ato gjatë gjithë vitit për të shmanguar çmimet e larta. Jeni thotë se llogarit të shpenzojë rreth 100 euro për çdo fëmijë, madje me një sistem të veçantë për nënëtë fëmijët e saj më të rritur.

 

Por familja e devotshme kristiane thotë se përpiqen të mos kursejnë asgje kur është fjala për Krishtlindjet, edhe pse i shmangen kartave të kreditit, për të mos përfunduar në borxhe.

Ajo shton: “Kjo mund të jetë e vështirë por kemi gjithashtu kohë të lumtura dhe të gjithë kontribuojmë në detyrat tona. Jeta e përditshme është kaotike, por të qeshruat, zhurma, miqësia e gëzimi, e bëjnë t’ia vlejë barra qeranë”.