“Nënë jam gjallë!”/ Ushtari rus dorëzon armët mes lotësh, ukrainasit e presin me buke dhe çaj të ngrohtë

305

Teksa Vladimir Putin vijon retorikën e tij për vazhdimin e sulmeve për pushtimin e Ukrainës, jo vetëm në Evropë, por edhe në Rusi kanë shpërthyer protesta të dhunshme, për të kundërshtuar këtë nismë.

Edhe vetë ushtarët rusë duket se nuk e mbështesin Presidentin e tyre.BBC raporton se ushtarët rusë, të pushtuar nga një moral ulët kanë filluar të dorëzohen, në disa raste duke sabotuar dhe mjetet e tyre luftarake. Ata po dëmtojnë tanket duke zbrazur karburantin, në mënyrë që të mos luftojnë. Disa prej tyre shprehen se në ditët e para të luftimeve u ishte thënë se do kryenin vetëm stërvitje, duke mos u lajmëruar se do shkonin në luftë.

Dorëzimii ushtarëve duket se është pritur mirë nga ukrainasit. Së fundmi, në rrjetet sociale është publikuar një video, ku duket një ushtar rus i cili është dorëzuar dhe pranë tij ndodhen qytetarë ukrainas që i ofrojnë çaj të ngrohtë dhe ushqim. Ai po ashtu shihet teksa komunikon me nënën e tij, të cilës mes lotësh i thotë “jam gjallë”.

Luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 7-të, teksa numri i viktimave civile sa vjen e shtohet. Po ashtu dhe numri i ushtarëve të vrarë nga të dyja palët është i lartë./asutimes.com