Nënshkruhet Memorandumi, Manastirliu: Nga viti ardhshëm edhe 150 kuota të reja pranimi për studentët e Mjekësisë

95

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka nënshkruar ditën e sotme një memorandum bashkëpunimi me rektorin e Universitetit të Mjekësisë në lidhje me shtimin e kuotave të pranimit në këtë fakultet.

Përmes një postimi në Facebook, ministrja zbulon disa detaje nga memorandum i firmosur mes dy palëve. Sipas saj kuotat e pranimit në Universitetin e Mjekësisë do të rriten me 150 duke filluar nga viti i ardhshëm.

“Me prof. Arben Gjatën, Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, dekanët e Fakulteteve të Mjekësisë, Skencave Teknike Mjekësore, Stomatologjisë dhe anëtarët e Senatit Akademik, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për rritjen e kuotave për studentët e Mjekësisë dhe zgjerimin e kapaciteteve për praktikat klinike e profesionale në disa spitale të vendit.

Nga viti i ardhshëm, do të jenë +150 kuota pranimi mbi ato aktualet për studentët e Mjekësisë, për të siguruar që në një plan disa vjeçar, të kemi më shumë mjekë të përgjithshëm për të përmbushur nevojat e sistemit shëndetësor publik dhe jopublik”, shkruan Manastirliu.