Ka mbërritur edhe në Itali nënvarianti i Omicron që quhet BA.2, raporton agjencia e lajmeve “Ansa”. Nënvarianti i ri mësohet se është më ngjitës së Omicron, por nuk dihet nëse është më pak apo më shumë agresiv.
Megjithatë BA.2 nuk është “motra” e vetme e Omicron, pasi nga testimet kanë rezultuar dhe nënvariantet BA.1 dhe BA.3.
Nga tri variantet e Omicron më i përhapuri është BA.1. Në Itali rezulton se Omicron ka tejkaluar Deltën sa i takon të qenit variant mbizotrues, kun ë 17 janar rezulton të ketë pasur një prevalencë 95,8%.
BA.2 është shfaqur në Indi dhe Filipinë si dhe shtete si Singapori dhe Japonia, por tashmë kanë nisur të regjistrohen rastet e para edhe në Evropë, kryesisht në vendet skandinave, Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë. Italia i bashkohet listës së vendeve ku nënvarianti është present.
Autoritetet vendwse konfirmojnë se nënvarianti është regjistruar në 9 rajone të vendit.