Nëse Diçka Nuk Shkon, Mos U Mbyllni Në Guackën Tuaj…Keshilla ng ASTRÒLÒGJ’ÎA

228

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Ky qiell është i bukur për ndjenjat, nëse jeni të interesuar për një person, mos hezitoni të dilni hapur. Nga ana tjetër në punë po vijnë disa lajme të mira.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Qielli është intrigues për marrëdhëniet e reja! Nëse thjesht shikoni përreth, mund të keni një surprizë të këndshme. Inkurajoni bashkëpunime të reja në punë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Një qiell intrigues për ata që duan të përfshihen në një raport të ri, pas një periudhe sentimentale “gjumi letargjik”. Në punë po i jepni vetes shumë gjëra për të bërë, por kënaqësia nuk do të mungojë edhe pse duket sikur po i hapni punë vetes.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Është një qiell që flet për dashurinë me fryte gjatë kësaj të diele. Nëse së fundmi keni takuar një person të këndshëm mos e humbisni. Lajme vijnë dhe në punë.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Nëse diçka nuk shkon, mos u mbyllni në guackën tuaj, por përpiquni të krijoni një dialog konstruktiv me partnerin/en. Sakaq në punë, përpjekjet tuaja do të shpërblehen shumë shpejt.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

I bukur ky qiell për çiftet që e duan njëri-tjetrin, disa nga ju po mend ojnë për legalizimin e një bashkimi. Në punë dëshironi të jeni sa më i përfshirë dhe lodhja nuk ju tremb.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Nëse jeni vetëm, përfitoni nga ky qiell për të zgjeruar rrethin tuaj të mi qve, mund të zbuloni se pas një miqësie në fakt ka diçka më shumë. Yjet gjithashtu duken interesante për punën, projekte të reja janë gati të fillojnë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Në dashuri jeni pak konfuz, kohët e fundit duket sikur asgjë nuk ju shkon mirë dhe ky humor i keq po reflekton edhe në raportin në çift. Në punë, megjithatë, projekte të reja dhe interesante janë rrugës, duke filluar nga vjeshta.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Yjet e kësaj të diele ju ftojnë të mendoni edhe të hiqni dorë, veçanërisht nëse së fundmi jeni angazhuar me një person që ju ngarkon së tepërmi. Në punë, nga ana tjetër, ndryshimet janë të mundshme nga tani deri në shtator.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Ju ndiheni të qetë dhe partneri juaj vlerëson qetësinë tuaj si risi tek ju! Pse nuk organizoni diçka të këndshme për këtë të diel që po afron? Në shtator do të ketë ndryshime në punë dhe kjo do ju shqetësojë, por mos e mbushni kokën që tani.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Një qiell interesant për çiftet që janë lidhur prej kohësh, nuk e përjas htoj mundësinë e projekteve për një të ardhme familjare. Në punë keni energji të madhe, shfrytëzojeni për të arritur objektivat që i keni vënë vetes.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Është një qiell vërtet interesant për dashurinë dhe nga ana tjetër ky është një “sektor” jashtëzakonisht i rëndësishëm ekzistence për një shenjë romantike dhe ëndërrimtare si e juaja! Në punë dëshironi të merrni përgjigje të caktuara dhe duke pritur për t’i marrë ato, jeni bërë shumë nervozë.