Nëse do të keni takim me një person por e keni derën e mbyllur, si do të vepronit?

123

Cila nga katër figurat ju përfaqëson më shumë? Ndjesia e parë që përjetojmë sapo shohim një imazh mund të na tregojë shumë për tiparet dalluese të karakterit tonë që mund të mos i njohim. Këtu është test që mund të na ndihmojë të kuptojmë se si reagojmë ndaj pengesave.

Pyetja është shumë e thjeshtë: ju merrni një mesazh nga një person anonim që ju kërkon të vini në një vend të caktuar, por gjeni një derë të mbyllur, si silleni? Nëse reagon si njeriu në figurën 1 do të thotë që je një person që mbështetesh shumë tek instiktet e tua por ndonjëherë nënvlerëson pasojat e gjesteve me rrezikun e neglizhimit të disa detajeve të rëndësishme dhe gabimeve.

Nëse identifikoheni me figurën 2, kjo do të thotë që ju jeni një person i qetë dhe i zhytur në mendime. Preferoni të mos bëni zgjedhje të nxituara, por analizoni mirë çdo situatë në mënyrë që të mos bëni hapa të gabuar. Nëse zgjidhni instinktivisht figurën 3, kjo do të thotë që ju kërkoni vëmendjen e të tjerëve në një mënyrë të mirë dhe të mirëfilltë. Ju shpesh vlerësoheni për mirësinë tuaj dhe kur përballeni me një vendim të rëndësishëm, ndiqni idetë tuaja pa u trembur nga vështirësitë.

Së fundmi, nëse e gjeni veten në figurën 4, ju jeni një person me vetëbesim i cili merr vendimet e tij pa u frikësuar.