“Nëse e nxjerr dhinë për xhiro, i jap banane e…”/ Monika përplaset me Ilirin: Zure be gocën! Ndërhyn Donaldi: Si mund ta mohosh! (DEBATET)

94

Është shoqëruar me debate mes banorëve puntata e djeshme e “Big Brother VIP”. Pas replikave mes Monikës dhe Ilirit, në debat është përfshirë edhe Donaldi.

Iliri tha se ka zënë benë e vajzës që nuk i është referuar Monikës kur ia vendosi emrin dhisë Nika.

Monika është shprehur se kjo çështje duhet të mbyllet pasi Iliri kërkoi falje, ndërsa Balerini e ka mohuar të ketë kërkuar ndjesë.

Sipas Donaldit, nuk është rastësi që Iliri i thotë Monikës hipokrite dhe më pas i vë dhisë shkurtimin e emrit të saj.

Aktori i humorit i kërkon Ilirit që të mos gënjejë.

Ilir: Nuk kam ndonjë koment të madh. Atë që pata për t’ia thënë, ia thashë. Nuk ka qenë aspak lidhur me Monikën, sidomos shprehja e fundit për mjeljen. Unë i bëra dhe një be. Jam i qetë për atë që kam thënë. Është e kotë ti kthehem asaj teme se nuk do e bëja kurrë një shkaka të tillë sidomos me një femër.

Monika: Edhe unë dua shumë të mbyllet sepse në momentin që Iliri më kërkoi falje dhe…

Ilir: Unë falje nuk kërkova. Nëse e ke keqinterpretuar.

Monika: Pse e zure be gocën? Më the më fal nëse je lënduar. Meqë ka zënë kokën e gocës, dua t’ia lë çdo gjë dhe në momentet që çdo njeri, aq më tepër zë be fëmijën, jam nënë vetë, e kuptoj dhe mbyllet gjithçka.

Donald: Si mund ta mohosh që e kishte për Monikën? Si mundesh o vëlla? S’po merrem me batutën se zuri be gocën.

Ilir: Nëse e nxjerr dhinë për xhiro, i jap banane e mollë…

Donald: Nuk besoj se është rastësi që i thua hipokrite. Unë besoj se e ke të nevojshme Monikën se ty të bën simpatik.

Ilir: Ne flasim nga mëngjesi në darkë. Kemi një komunikim përmes ironive.

Donald: Nuk mund të gënjesh o vëlla.