Nëse më do: më dëgjo kur flas

65

Komunikimi është thelbi i natyrës njerëzore e megjithatë është shumë i koklavitur. Kjo sepse nga njëra anë kemi një njeri që përcjell një mesazh me qëllime të caktuara (kërkon, ngushëllon, qetëson, lëndon etj) dhe nga ana tjetër një bashkëbisedues i cili i jep kuptim personal mesazhit në fjalë.

Cili është sekreti i komunikimit të mirë: EMPATIA.

EMPATIA është kuptimi me respekt i asaj që ndjejnë të tjerët. Do të thotë të perceptosh jo vetëm emocionet e të tjerëve por edhe motivimet. Kur ekziston një marrëdhënie EMPATIKE, ndjejmë drejtpërdrejt atë që ndjen tjetri.

Shpesh, në vend të EMPATISË, mundohemi të japim këshilla, siguri, mundohemi të shpjegojmë pozicionin dhe emocionet tona. Shpesh dëgjojmë vetëm me veshë por kjo nuk është e mjaftueshme për të patur një komunikim të mirë.

Nëse për ty komunikimi me të tjerët është pak i vështirë dhe i komplikuar, provo të jesh empatik, empatik dhe vetëm empatik.