Nëse mendoni se 666 është simbol *djalli*, e keni ditur gjithë jetës gabim!

100

666 ka pasur një reputacion të keq për shkak të kuptimit të tij biblik si “numri i bishës”, por kjo është kryesisht e pajustifikuar. Kuptimi shpirtëror i 666 është një inkurajim për t’u ripërqendruar. 666 – ju thotë t’i kushtoni më shumë vëmendje çdo fiksimi që keni aktualisht për problemet dhe detajet tokësore.

Një paraqitje e 666 na kujton se ne njerëzit mund të jemi shumë të mbështjellë me “problemet” tona dhe të humbasim atë që është me të vërtetë e rëndësishme për ne dhe në jetën në përgjithësi.

Nëse tre gjashtat ju shfaqen diku ose shpesh, kjo mund të jetë shenjë e një shtytjeje hyjnore të ridrejtimit. Ju mund të jeni duke u fokusuar shumë në diçka të parëndësishme deri në pikën që po humbisni atë që është me të vërtetë më e rëndësishme.

Vini re se kur dhe ku e keni parë numrin e engjëllit. Po, 666 është numër ëngjëlli! Çfarë të bëni nëse e shihni shpesh?

Të parit shpesh të këtij simboli është një alarm për ta zhvendosur fokusin nga diçka e caktuar, në mënyrë që të lehtësoni një pjesë të stresit në jetën tuaj. Mendojeni këtë simbol si një mundësi për të ngadalësuar dhe vlerësuar se ku po shpenzohet energjia juaj mendore dhe fizike.

Ky numër engjëlli është një udhërrëfyes që tregon për ri-angazhimin për të ushqyer themelin tuaj – mirëqenien fizike, mendore dhe emocionale. Është gjithashtu një kujtesë për të hequr dorë nga gjërat që nuk mund t’i kontrolloni.

Lëreni veten të pushojë dhe të “rigrupohet”, duke e ditur se universi po ju mbështet!. /anabelmagazine.com