Arjola Demiri i është rikthyer jetesës normale pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Aktorja, me anë të një posti në Instagram, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim.
“Çelësi i suksesit është sinqeriteti, ju dua. Faleminderit për suportin dhe fjalët e shpirtit”, shkruajti Arjola. Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë përgëzuar për aventurën e saj në “Big Brother VIP”.