Nga e hëna do të nisin edhe në Shqipëri, si bëhen testet e shpejta në Itali

178

Në Torino të Italisë ka nisur bërja e testeve të shpejta për COVID-19. Disa ekipe specialistësh kanë dalë në rrugë dhe testojnë qytetarët.

Në disa foto të shkrepura nga korrespodenti i Albeu.com në Itali, Nderim Kaceli duken ekipet që testojnë qytetarët që nga makina.

Këto testime të shpejta për koronavirusin do të nisin, siç njoftoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga e hëna edhe në Tiranë.

Ministrja sqaroi se deri më tani janë siguruar 100 mijë teste të shpejta dhe se prej datës 20 dhjetor do të shtrihet ky lloj testimi edhe në spitalet rajonale.

Por si funksionojnë këto teste të shpejta?

Në një komunikatë për mediat, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tregoi se testi bëhet tek persona që janë në 5 ditët e para të infektimit dhe se rezultati del për 30 minuta.

Po ashtu, Bino theksoi se është një metodë e saktë, ndërsa shtoi se nuk vlen për personat që kanë më shumë se pesë ditë të infektuar. Për këta persona, aplikohet tamponi. /albeu.com/