Nga Konferenca e Parë Ndërqeveritare për në BE, te zgjatja e afateve të vettingut, Lindita Nikolla tregon prioritetet e Kuvendit

75

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka hapur sesioni e ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fjalës hapëse, ajo bëri një renditje të çështjeve që pritet të përmbushë parlamenti gjatë këtij sesioni parlamentar.

Nikolla bëri me dije se prioritete të Kuvendit do të jenë mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, zgjatja e organeve të vetingut dhe Reforma Zgjedhore, por pa lënë mënjanë nismat e propozuara ose që mund të propozohen në respektim me Kushtetutën.

“Ky sesion do të jetë sesioni i mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare, këtë e dëshiron përveç nesh që jemi këtu dhe popullit shqiptar, edhe Komisioni Evropian dhe të gjitha vendet anëtare.