“Nga reshjet e shiut ka rënie gurësh”, ARRSH apel shoferëve: Tregoni kujdes, këto janë akset problematike

69

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një postimi njoftojnë akset që janë problematike për shkak të reshjeve të shumta të shiut.

ARRSH njofton se në akset e rrethit Tropojë si dhe segmenti Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd ka pasur rënie gurësh dhe inertesh dhe u bën apel drejtuesve që të tregohen të kujdesshëm.

“Vazhdojnë reshjet e shiut në vend🚧 duke sjellë edhe rënie gurësh ose inertesh në disa zona, si në akset e rrethit Tropojë, në segmentin Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Librazhd.

🦺Grupet e patrullimi kanë bërë pastrimin e akseve në kohë 🚜 dhe janë në terren, gati për çdo situatë 🛣

⚠️Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë 🚦” njofton ARRSH.