Nje burre martohet me nje grua shume te bukur. Per arsye ekonomike burri emigron diku dhe …

267

Nje burre martohet me nje grua shume te bukur. Per arsye ekonomike burri emigron diku larg. Pas disa kohesh ai mer lajmerim se ne shtepine e tij kishte rene zjarr dhe se gruaja e tij ishte djegur rende. Nga ana tjeter, nje telefonate njofton ne shtepine e ketij

burrit se ai ishte lenduar gjate kthimit per ne shtepi dhe ishte rende. Pas nje muaji fale zotit qe te dy shpetuan, si burri ashtu edhe gruaja. Por per fat te keq gruaja ishte djegur shume ne fytyre saqe nuk njihej me nese ishte ajo. Nga ana tjeter burri i saj kishte humbur shikimin.

Ai kthehet ne shtepi dhe vijon jeten e tij i verber. Pas tridhjetë vitesh per arsye te moshes e shoqja nderron jete. Bejne ceremonine e percjelljes per ne banesen e fundit dhe pastaj i shoqi niset vetem per ne shtepi. Hej ku shkon i therret nje prej te afermve, ti je i verber, do te te shtype ndonje

makine. Prit te te shoqeroj une per ne shtepi. Faleminderit i thote ky por une nuk jam i verber, kurre nuk kam qene. E inskenova vete dhe kam bere gjithe jeten si i verber sepse nuk doja qe ime shoqe te ndihej keq para meje. Doja te mendonte se une nuk e shihja sa ishte shemtuar por e mbaja mend te

bukur si gjithmone. Tashme qe ajo nuk eshte me, nuk me duhet me te shtirem. Gjithsesi, ti faleminderit!- ia ktheu ai. Miq pa humbur kohë, lexoni dhe këtë tregim shumë të bukur: Ishte një burrë që nuk ishte martuar gjithë jetën e tij dhe kur ishte në momentet e fundit të jetës së tij, rreth nëntëdhjetë vjeç, dikush e

pyeti: Ke qenë i pamartuar për gjatë gjithë jetës tënde, por nuk ke treguar asnjëherë se cila ishte arsyeja e kësaj. Tani je duke ndërruar jetë, të paktën na shuaj kuriozitetin, pse ke marrë një vendim të tille? Nese e ke sekret mund ta thuash tashmë, për pak do të ndërrosh jetë, sekreti yt tashmë nuk do të të bëjë keq. I moshuari i tha:

Po është një sekret, nuk është se jam kundër martesës por unë isha në kërkim për një grua perfekte. Kërkova e kërkova dhe kështu më shkoi gjithë jeta. Personi e pyet përsëri: Po në gjithë këtë botë të madhe, me miliarda njerëz dhe gjysma e tyre femra, a nuk e gjete dot një grua perfekte?

Një lot rrodhi nga sytë e të moshuarit dhe tha: Po, e gjeta njërën. Personi u habit dhe shumë kureshtar e pyeti përsëri: Por çfarë ndodhi? Pse nuk u martuat? Dhe burri i vjetër iu përgjigj: Por gruaja ishte në kërkim të një burri perfekt. Miq cila ju pëlqeu më shumë, e para apo e dyta?./historimotivuese.com