Një ditë gruaja i kërkoi të shoqit ti blejë asaj një krehër që të kujdesej për flokët e saj dhe ti rriste ato. I shoqi nuk e përballonte dot koston dhe…

263

Një ditë gruaja i kërkoi të shoqit ti blejë asaj një krehër që të kujdesej për flokët e saj dhe ti rriste ato. I shoqi nuk e përballonte dot koston dhe u ndje keq. Ai refuzoi dhe i shpjegoi asaj se nuk kishte para as për të

rregulluar rripin e orës së tij. Pas kësaj ajo nuk insistoi më në kërkesën e saj. Ditën tjetër, kur i shoqi po shkonte në punë, u kthye në një dyqan orësh dhe e shiti orën e tij të dëmtuar për ti blerë gruas së tij krehërin.

Në mbrëmje ai u kthye në shtëpi me krehërin për të shoqen dhe ishte shumë i gëzuar që do ia bënte dhuratën që e shoqja i kërkoi. Kështu ajo mund të kujdesej për flokët e saj të gjatë. Por për çudinë e tij gruaja i kishte prerë flokët shumë shkurt.

Kur ai e pyeti se përse i kishte prerë flokët aq shkurt, ajo iu përgjigj më një buzëqeshje, “I shita flokët e mi dhe këtu ke një rrip të ri për orën tënde.” Të dy u prekën për sakrificën që kishin bërë për njëri tjetrin dhe u përqafuan me lot në sy.

Mësimi:
Të duash është diçka dhe të të duan është diçka, por të duash dhe të të duan njëkohësisht është gjithçka. Të dashur miq të faqes mësimi, unë shpresoj që nëpërmjet këtyre shkrimeve, të ndikoj sado pak në vizionin e dikujt dhe të jem shkak për përmirësimin e jetës së tij duke marë

njëkohësisht edhe urata. Prandaj, nëse mendon se ky postim vlen, shpërndaje me miqtë e tu dhe bëhu shkak për ndryshimin e jetës së tij. Nuk më mbetet tjetër vetëm se të ju falenderoj që më ndiqni dhe të ju rikujtoj që të mos harroni këshillën më të mirë në botë: mendjen në vend!/historimotivuese.com