Një ditë pas Berishës, mbërrin në prokurori edhe Lulzim Basha

94

Një ditë pas Sali Berishës, kryetari i shkarkuar Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar atë që ndodhi në protestën e 8 janarit.

Pak më parë edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi,  u paraqit në Prokurori.

Sjellim në vëmendje, se ditën e djeshme ishte Sali Berisha i cili u përgjigj për 3 orë pyetjeve të Prokurorisë, lidhur me atë që kishte ndodhur. Pas marrjes në pyetje, Berisha pati një deklaratë për mediat duke hedhur akuza ndaj Bashës se mbështetës të tij ishin të armatosur. Teksa e cilësoi Bashën si peng të Edi Ramës, bëri një paralajmërim për protesta të mëdha. Mes të tjerash Berisha njoftoi edhe një ndryshim të strategjisë së përdorur, duke iu rikthyer edhe një herë takimeve me qytetarët.