“Një grua me by*** jashtë”/ Graniti debaton ashpër me Arjolën: Ishte provokim i ulët!

52

Big Brother, reality show i transmetuar në Top Channel, që ka arritur shifra rekord audience, vijon të prodhojë debate të shumta.

Mbrëmjen e spektaklit, është diskutuar debati i ashpër që pati Graniti me Arjolën, për të cilën ajo ka thënë se: “Graniti më ka vënë një mur dhe nuk e di pse. Ai e di që isha shoqe e Fifit. Nuk e di pse ma ka bërë këtë gjë.”

Granit: Me Arjolën nuk kam pasur shumë muhabet dhe ka pasur një provokim shumë të ulët. Kam pasur një bluzë dhe ka qenë një femër aty dhe Arditi më pyeti disa herë kush është. Arjola u përgjigj duke thënë “mami i vet”. Ndërsa i thashë “mos se mami je vet”. Pastaj tha “e kisha për tatuazhin”.

Arjola: Pse duhet të të provokoj unë ty? Kjo ka qenë në kuadrin e lojës. Nëse kam bërë një provokim ose ofendim, jam dakord me këtë që thua ti. Këtë e kam shpjeguar. Ti bllokun ma ke vendosur se kam thënë mes këtyre njerëzve nuk shoh asgjë. Nuk kam skema dhe nuk kam dyfytyrësi, nuk flas cepave për diçka që nuk mbaj përgjegjësi. Nëse nuk e kam hapur në syrin tënd është se nuk kam pasur komunikimin. Me askënd nuk kam bllok këtu përveç se me ty. Pse do ishe diferencë ti për mua? Bëj lidhjen logjike. Të kam kërkuar ndjesë se ishte keqkuptim, nuk mund të them për nënën tënde “një femër me b*** të dala jashtë”.