“Një grua nga e kaluara juaj’ do ju bëjë një surprizë Befasuese’ Cila shenjë E Horoskopit të bëhet gati?”

472

Dashi

Do jeni në humor të shkëlqyer sot ju të dashuruarit dhe do t’ia shprehni akoma më shumë ndjenjat atij që keni në krah. Dielli do ndriçojë gjithë kohës dhe do ju bëjë të ndiheni më së miri. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse mund të gabojnë. Në planin financiar do keni sukses të garantuar. Gjendja financiare ka për të qenë shumë herë më e mirë se më parë.

Demi

Ditë e ngrohtë, me diell dhe ngjyra do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Pranë partnerit/es do përjetoni kënaqësi të paimagjinueshme. Beqarët nuk duhet të jenë shumë impulsivë, sepse mund të bëjnë gabime të pafalshme e me pasoja për të ardhmen. Me shpenzimet do jeni të arsyeshëm dhe gjendja e financave nuk ka për të qenë aspak e keqe.

Binjakët

Sot do keni konflikte të njëpasnjëshme me partnerin/en tuaj dhe shpesh do ndiheni keq. Hiqni dorë nga të qenit mendjemëdhenj dhe jini sa më të hapur ndaj ndryshimeve. Beqarët më në fund do fillojnë një romancë të bukur, e cila do t’ju sjellë emocione dhe kënaqësi të pafundme. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Kujdes me shpenzimet.

Ad

Gaforrja

Do jeni tej mase tolerantë me partnerin/en tuaj sot dhe marrëdhënia me të ka për të qenë e jashtëzakonshme. Edhe ata që kanë pasur debate e probleme serioze do jenë më të qetë. Beqarët me shumë gjasë do marrin vendime të rëndësishme pas disa takimeve mbresëlënëse që do kenë. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë, sepse mund të gaboni.

Luani

Jeta juaj në çift nuk do ecë shumë mirë gjatë kësaj dite. Herë pas here do keni debate dhe probleme serioze dhe do ndiheni keq. Beqarët nuk do duan të hedhin asnjë lloj hapi të nxituar. Buxheti do jetë goxha më i mirë, kështu që filloni të shlyeni borxhet e hershme e më pas bëni investimet që do t’ju duhen.

Virgjëresha

Mundohuni ta kontrolloni veten sot ju të dashuruarit dhe të mos bëni gjëra të gabuara. Nëse tregoheni pak më tepër tolerantë dhe të duruar keni për të qenë më të fituar. Beqarët duhet të jenë më të arsyeshëm dhe kurrsesi nuk duhet të hedhin hapa të pamenduar. Për financat do jete një ditë goxha delikate.

Peshorja

Tregohuni sa më të matur që të mundeni sot ju të dashuruarit sepse po bëtë gabime do keni mosmarrëveshje të forta me partnerin/en. Beqarët do merren me diçka shumë të rëndësishme gjatë kësaj dite dhe as që do mendojnë për të filluar një lidhje. Në planin financiar fati ka për të qenë gjatë gjithë kohës në anën tuaj.

Akrepi

Para se të flisni dhe t’i kërkoni diçka partnerit/es suaj sot duhet të reflektoni disa herë. Ai/ajo nuk do jetë në humor shumë të mirë dhe mund të acarohet edhe për gjënë më të vogël. Beqarët do jenë optimistë, të qeshur dhe energjikë. Buxhetin do ta keni gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do t’ju ndodhë asgjë e keqe.

Shigjetari

Pavarësisht të gjitha vështirësive që keni pasur kohët e fundit në jetën tuaj në çift, sot do jeni më të qetë dhe do t’i shihni gjërat me një sy tjetër. Beqarët do bëjnë të pamundurën që ta ndryshojnë sa më parë statusin e tyre kështu që do t’ia arrijnë qëllimit. Në planin financiar, edhe pse gjendja nuk do jetë në periudhën më të favorshme, nuk duhet ta humbni besimin dhe nuk duhet të alarmoheni.

Bricjapi

Ditë shume e animuar do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Partneri do t’ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do t’ju bëjë të ndiheni mirë në çdo moment. Beqarët do ta kenë shumë të vështirë ta gjejnë personin e ëndrrave, edhe pse do mundohen pafund. Në planin financiar do jeni shumë më të arsyeshëm dhe situata do fillojë të normalizohet.

Ujori

Do jeni shumë egoistë sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin nuk do të ecë ashtu si keni dashur. Po vazhduat kështu shumë shpejt kanë për të ardhur probleme serioze. Për beqarët asgjë e keqe nuk do ndodhë, por nga ana tjetër nuk do ketë as ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Për financa më të qëndrueshme mundohuni të ulni në maksimum shpenzimet.

Peshqit

Ditë e mirë ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri/ja do përkujdeseni për njëri-tjetrin dhe nuk do bëni asgjë që të sjellë lëndim te dikush. Beqarët duhet t’i shprehin sa më shumë ndjenjat e tyre sepse vetëm në atë mënyrë do mund ta gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të matur sepse në të kundërt situata do t’ju dalë jashtë kontrollit./ CNA