Një lesbike që nuk i do më gratë del në TV Klan/ Aktivistja: Kam një porosi nga Xheni Karaj për ty…

131

Mbrëmjen e djeshme, në emisionin Zonë e Lirë të Arjan Çanit, është shfaqur një grua italiane e cila ka deklaruar se ishte lesbike për 40 vjet, por tani “takoi Jezusin dhe nuk është më e tillë”. Zonja shoqërohej nga pastori Akil Pano.

Në emision pati debate me disa aktivistë, ndër të cilët edhe Zhaklin Lakatari. Lakatari tha se disa prej deklaratave që Nausica bëri në emision nuk janë të vërteta.

Ndërkohë edhe aktivisti Altin Hazizaj, e quajti jo të përshtatshëm rrëfimin e saj, i cili nuk mund të jetë përgjithësues.

Pjesë nga debati: 

Zhaklin Lekatari: Kjo tha lesbiket ndihen sikur janë burra. Kjo nuk është e vërtetë. Po më thonë lesbiket, që më shkruajnë, që ndihen gra dhe pëlqejnë gratë. Xheni Karaj më ka porositur të them, që këtu në Shqipëri ne kemi një shprehje, kur e provon një herë p… të pëlqen përherë!

Nausica: Unë isha shumë e bindur që kisha lindur homoseksuale dhe kam qenë për 44 vjet, por kam 7 vjet dhe nuk jam më. Jam shumë e lumtur. Jo sepse duhet të shkoj me një burrë ose grua, por se kam paqe. Ashtu siç ndjen në zemër, ndjen me zemër dhe flet me gojë. Flisni vetëm për urrejtje, doni të drejta, doni t’u mbyllni gojën njerëzve. Unë duhet të jemi e lirë të them se nuk jam më lesbike. Kam marrë kërcënime me vdekje.

Zhaklin Lekatari: Terapia e konvertimi, në vendet më të emancipuara ka treguar se dëmton. Edhe në Shqipëri, që prej vitit të kaluar është e ndaluar kjo praktikë.

Altin Hazizaj: Të vijë zonja nga Italia të na bëjë leksione, e patolerueshme!  Çdo person gay dhe lesbike ka historinë e vet, edhe të vuajtjes. Edhe ajo ka historinë e vet dhe ajo nuk mund të përgjithësohet për të gjithë lesbiket. Mënyra se si ajo e thotë, është nje predikim, paraqitje e gabuar. E vetmja gjë që zonja duhet të kuptojë është që vjen në një vend ku represioni komunist i ka varur njerëzit, i ka vrarë njerëzit. Në demokraci, jemi të gjithë të barabartë, të gjithë kemi historitë tona. Ajo vjen me historinë e vetë dhe e paraqit sikur ky është shpëtimi i botës. Këtë tha ajo. E tha sikur të ishte historia e gjithë lesbikeve të Italisë dhe kjo qenka shembulli më i lumtur i botës.