Një sukses i vërtetë ishte Koncerti Recital i Këngëtarit Pllum Vatnikaj’ në amfiteatrin e muzikës Shqiptare Art Center Blue Sky”

2118

Këngëtari i mirënjohur  Pllum Vatnikaj tashmë me një sukses plus në karrierën e tij muzikore’ ku i sapoardhur nga Amerika ku jeton dhe punon,  dhuroi një atmosferë të zjarrtë dhe mjaft elektrizuese në amfiteatrin e muzikës popullore veriore dhe mbarë Shqiptare Art Center Blue Sky.

Me një sallë të mbushur plot’ me një publik të mrekullueshem që e duartrokitën pafund, Pllumi solli këngët më të bukura të repertorit të tij, ku mes këtyre këngëve tashmë të njohura ai lancoi për herë të pare dhe këngët më të reja të cilat u mirëpriten me duartrokitje të mëdha.

Në koncertin e tij të parë recital Pllumi u përshëndet nga kolegët e tij’ të shumtë që performuan dhe dhuruan një spektakël që do mbahet mend gjatë nga fansat e bilbilit Tropojan Pllum Vatnikaj.

Koncerti Recital  vertetë është i pari për Pllumin’ por është një shkallë më lartë drejt suksesit dhe realizimit të projekteve të reja dhe plot surpriza që bilbili i bjeshkëve premtoi se do t’i sjelli në një të ardhme të afërt.