Njera shenjë ka një takim shumë të mirë me…’, astrologe Meri Shehu zbulon parashikimin për fundjavën

266

Astrologia Meri Shehu ka dhënë parashikim e saj për këtë fundjavë. Ajo është shprehur se të gjitha ata që i përkasin shenjës së Peshqve do të kenë një takim shumë të mirë me fatin.

”E shtunë dhe e dielë, Marsi në Dem me Aferditën në Bricjap sot krijojnë një lidhje harmonike midis tyre. Rikthehen edhe një herë në vemendje shenjat e Tokës. Marsi ne Dem që nga data 7 dhjetor do tregoj që kemi një qëllim i cili duhet të jetë i prekshëm material apo i kuptueshëm . Afërdita në Bricjap që nga data 8 janar në shenjën ku Marsi është shumë i fuqishëm ,fillon dhe bëhet më e brendshme. Në këtë rast Afërdita do bëhet më serioze dhe më melankolike.

Nje ndjenje hidhërimi apo dhimbje për një marrëdhënie që e ka humbur do ndjehet gjithmonë. Një ton pak Gri do mbuloj çështjet e zemrës. Megjithate Afërdita do na bëjë të ndjehemi të lumtur me gjëra të thjeshta cilësore dhe jo të tepruara. Lidhja e bukur që bejne sot me Marsin do sjellë pa dyshim nevojën për të pare gjëra dhe veprime konkrete ne një marrëdhenie erotike e personale. Pra çdo marrëdhënie që ka masë metër thellësi dhe cilësi do ju sjellë lumturi këtë fundjavë” shkruan astrologia në postimin e saj.

Dashi: Do gjeni njeriun e duhur për të bërë biznes këto ditë apo për ti dhënë fjalën për një lidhje të qëndrueshme në jetën erotike e personale

Demi: Kjo fundjave do sjellë një inisiative të mirë në çështjet ekonomike. Një rregullim por edhe një marrëdhënie erotike me dikë që jeton largë do bëhet realitet

Binjaket: Një marrëveshje e fshehtë sot apo një punë e padeklaruar do ju shpëtoj nga një detyrim ekonomik. Po kështu do keni një takim privat te fshehte dhe konkret

Gaforrja: Do ju vij një mbështetje nga nje mik apo i njohur dhe do përfundoni me sukses një marrëveshje pune apo bashkëpunimi. Në jetën personale merrni vendime martesash

Luani: Në jetën tuaj fillon ju hapet ne një drejtim pune dhe personal që nuk e kishit menduar apo pritur më parë. Por konkretisht do filloni një projekt apo nje bashkejetese shumë të mirë

Virgjeresha: Interesat tuaja kanë mundësine të dalin edhe një herë në qëndër të vëmëndjes. Po kështu edhe jeta juaj erotike. Por ndryshimi është se do vlersoni një person më konkret sesa një person që ju josh

Peshorja: Do keni takime romantike në shtëpinë tuaj. Shumë pasionante dhe konkrete megjithëse do jetë e fshehtë. E rëndesishme është se kjo marrëdhënie do bëhet e qëndrueshme

Akrepi: Do ju ofrojnë një bashkëpunim shumë të rëndësishem dhe konkret. Do takoni një person që do bëj realitet një qëllim tuajin megjithëse jeni në një moment shume antagonist me botën

Shigjetari: Nje moment shumë i qartë dhe i mirë me punën dhe me ekonomine fillon këto dite dhe duhet te merni më të miren e mundshme , pasi lumi nuk sjell shpesh here kucura si këto te sotmet

Bricjapi: Do keni fatin e madh të jeni edhe një herë të dashuruar dhe të afruar me një person që ju sjell konkretisht lumturine ashtu siç e doni ju. Afërdita ne shenjen tuaj ju bën të flertoni.

Ujori: Shpërthimet e ditëve të fundit do ti zënë vendin nje qetësie dhe lidhje konkrete me punën dhe një ndjenjë të qendrueshme familjare. Burimi i stabiliteti shpirtëror do bëhet një lidhje e fshehte erotike apo takim dhe një punë që ju pelqën

Peshqit: Do keni nje takim shumë të mirë me fatin dhe do ju ndryshoj për mire rrjedhen e ngjarjeve në jetën tuaj. Një punë e re apo një lidhje e re ju sjell shumë mbarësi