Njerëz me fat janë ata që përreth tyre kanë njerëz të këtyre 3 shenjave të zodiakut

216

Ekspertët e astrologjisë vërejnë se në fushën e partneritetit dhe shoqërisë së mirë, njerëz me fat janë ata që kanë përreth tyre, persona të cilët u përkasin këtyre tri shenjave të zodiakut: Gaforrja, Peshorja dhe Shigjetari.

1.Gaforrja

Njihet si shenja më e ndjeshme e horoskopit. Njerëzit që i përkasin shenjës së gaforres nuk mund të lëndojnë një koleg në punë, pasi janë shpirtmirë. Ata janë bashkëpunues në punë dhe sensi i humorit i bën të konsiderohen kolegë të mirë.

2.Peshorja

Nëse keni një koleg të kësaj shenje ai/ajo nuk do e merrte mundimin t’ju bënte keq ose të ishte një pengesë në punë. Janë shumë punëtorë dhe kontribojnë në vendin e punës. Peshoret janë njerëz që ndihmojnë pa interes dhe kjo gjë i bën mos të krijojnë konflikte në punë.

3.Shigjetari

Kjo shenjë njihet për natyrën argëtuese dhe pikërisht optimizimi që përcjellin në vendin e punës i bën të jenë kolegë të mirë. Shigjetarët në shumicën e rasteve, dinë të ndajnë qejfin nga puna dhe janë të përgjegjshëm. Nuk janë tipa të mërzitshëm, gjë që ka rëndësi në produktivitetin e punës!./noa.al