Njerëzit dhe profesionet më të mërzitshme në botë, sipas një studimi

155

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Essex-it kanë punuar për të kuptuar më mirë ndjenjën e mërzisë. Sipas tyre, çfarë është një njeri i mërzitshëm?

Studiuesit vleresuan stilin e jetesës së 500 njerëzve për të gjetur se çfarë mund të perceptohet si e mërzitshme nga të tjerët dhe çfarë ndikimi mund të ketë një perceptim i tillë në jetën e njerëzve.

Pas hulumtimit, studimi – i botuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale – zbuloi punët dhe hobit më të mërzitshme. Njerëzit e mërzitshëm u perceptuan gjithashtu si njerëz që shmangnin qytetet e mëdha për të jetuar në qytete të vogla dhe qyteza.

5 punët më të mërzitshme:

1. Analiza e të dhënave
2. Kontabiliteti
3. Puna që ka të bëjë me taksat/sigurimet
4. Pastrimi
5. Puna në bankë

5 punët më emocionuese:

1. Artet
2. Shkencat
3. Gazetaria
4. Profesionet e mjekësisë
5. Mësimdhënia

5 hobit më të mërzitshme:

1. Të fjeturit gjumë
2. Aktivitetet religjioze
3. Të shohësh TV
4. Vëzhgimi i kafshëve
5. Matematika

Dr. Wijnand Van Tilburg i Departamentit të Psikologjisë u shpreh se njerëzit duhet të largojnë perceptimet e tyre që shkaktojnë stereotipe. Njerëzit e perceptuar si të mërzitshëm mund të përballen me paragjykime. Ai theksoi se asnjë punë nuk duhet të perceptohet si e mërzitshme përsa kohë është e rëndësishme që shoqëria të vazhdojë të funksionojë normalisht.

Si mund të mos jesh një njeri i mërzitshëm? Këshilla e Anabel është: Thjesht mos i shihni me përbuzje ose paragjykim profesionet ose dëshirat e të tjerëve. Ç’mund të jetë më i mërzitshëm se një njeri i tillë?!./anabelmagazine.com