NJIHUNI ME 4 PYJET QË FSHEHIN SEKRETET MË MISTERIOZE NË BOTË

125

Zonat pyjore njëherë e një kohë ishin plot me rreziqe si kafshë të egra apo zona të vështira për të kaluar, por sot me shumë mundësi janë më pak të këshillueshme për shkak të pakësimit të kafshëve të rrezikshme dhe të vetëdijës më të madhe të pozicionit falë mjeteve si busulla apo smartphone-ve.

Por disa pyje, vazhdojnë të jenë mister edhe për njeriun modern.

Për shkak të legjendave antike apo vendeve të riteve dhe aktiviteteve pak të qarta, janë të rrethuara nga plot mistere, të shmangura nga banorët dhe të përballura vetëm për tranzit…

Pylli Hoia Baciu në Rumani

Pylli fantazëm rumun ndoshta konsiderohet si më i përhumburi në Europë, dhe është sinonim misteri dhe fenomenësh paranormalë.

E ndodhur në pjesën veriore të vendit, në rajonin e Transilvanisë, konsiderohet nga banorët një “dritare Dimensionale”, për shkak të zhdukjeve që janë verifikuar me kalimin e kohës.

Vendi ka qenë studiuar edhe nga biologu Alexander Sift, gjatë viteve ‘60, pas një aksidenti misterioz që u verifikua në pyll dhe e la prè të temperaturës dhe djegieve për 2 javë.

Shkencëtari bëri më shumë se 60.000 fotografi në vend, disa misterioze dhe me shfaqje paranormale, që kanë kontribuar t’i japin Hoia Baciu-s reputacionin misterioz.

Studimet e Sift nuk u kufizuan vetëm me fotografitë: gjeti edhe një vend, brenda në pyll, ku rrezatimet ishin jo proporcionale dhe të pajustifikuara.

Sot Hoia Baciu konsiderohet një vend misterioz, dhe vetëm ekspeditat e kërkimit mund të hyjnë brenda.

Pylli polak Krzywy Las

I ndodhur në pjesën perëndimore të Polonisë, pylli i Krzywy Las është i rrethuar nga aura e misterit për shkak të formës harkore të pashpjegueshme, nga 400 pisha të mbjellura përgjatë viteve ‘30 të shekullit të kaluar.

Edhe pse duket se shkaqet janë më shumë njerëzore se sa paranormale, nuk kanë qenë regjistruar mënyrat me të cilat pishat morën formën karakteristike të palosur nga poshtë.

Hipoteza më e mundur është që pishat u palosën për të marrë dru të lakuar, por më pas nuk u prenë ndoshta për shkak të Luftës së Dytë Botërore.

Sigurisht hipotezat paranormale nuk mungojnë, dhe sot shkaqet e përthyerjes mbeten plotësisht të panjohura.

Pylli i “kukullave”

Të varura në pemët e asaj që sot quhet “ishulli i kukullave”, janë mijëra kukulla, disa të plotë e disa me pjesë të munguara.

Motivi se pse gjenden të varura është padyshim shqetësues.

Don Julian Santana Barrera ishte i vetmi banor i ishullit, që e përdorte për të prodhuar karburant.

Një ditë ishte dëshmitarë në humbjen e jetës së një vajze duke u mbytur, dhe që nga ai episod mbeti i fiksuar nga shpirti i të ndjerës.

Nuk arriti të gjejë paqe, vetëm duke varur kukulla në pemët e pyllit të vogël të ishullit, që e mbushi në mënyrë të rregullt.

Mbledhja e tij zgjati për vite me radhë deri në ditën kur ai ndërroi jetë, gjë që ndodhi në rrethana të paqarta.

Burri, në fakt, humbi jetën në të njëjtin vend ku ishte gjetur e pajetë vajza.

Aokigahara pylli ku njerëzit i japin fund jetës

Aokigahara është pa dyshim vendi më i frikshëm i gjithë Japonisë.

Emri i tij japonez “Jukai” do të thotë “det pemësh”, dhe zgjerimi i tij për 35 kilometra në shpatet e malit Fuji e bëjnë një njollë jeshile me rëndësi jo të vogël për ekosistemin përreth.

Që nga kohët antike ka qenë i njohur për dendësinë e formave të jetës që e popullonin, shkurre dhe pemë, që e bënë një vend të heshtur dhe të rrethuar nga një aurë misteri.

Nëse në kohët antike nuk ishte një vend misterioz, pas romanit të vitit 1960 “Nami no tō”, që flet për veprimet dhe vetëflijimin e dy të rinjve të dashur, rastet e personave që humbin jetën mes pemëve të pyllit janë shtuar jashtëzakonisht shumë.

Në vitin 1950 ishin 30 persona që humbën jetën në Aokigahara, për të arritur në 108 në vitin 2004.

Përktheu: allnews.al

Burimi: https://www.vanillamagazine.it/le-5-foreste-al-mondo-che-nascondono-i-segreti-piu-inquietanti