Njihuni me historinë e pazakontë të 2 shokëve që u dashuruan me 1 vajzë: Duam të kemi fëmijë me të

269

Dashuria nuk njeh moshë, ngjyrë, besim…as numër! Kur themi numër e kemi fjalën për krijimin e një raporti krejtësisht të çuditshëm, për shumë njerëz në botë. Është historia e dy shokëve të ngushtë që ranë në dashuri me një njëjtën vajzë.

Dino De Souza, 40 vjeç dhe Saulo Gomes, 30, të dy nga Brazili , u takuan për herë të parë me Olgan, 27 vjeç, nga Bjellorusia, në një lokal gjatë pushimeve në Barcelonë më 19 gusht 2019. Të dy u dashuruan kokë e këmbë dhe nisur nga kjo ndjenjë e fortë që kishin për bukuroshen gjetën një zgjidhje. Cila ishte ajo? Marrëdhënia do të vijonte e qetë, të tre së bashku.

“Unë do të doja të isha në gjendje të përshkruaj atë që ndiejmë, por nuk kemi emra për të përshkruar këtë ndjenjë”, tha Olgan.

Duke qenë në lidhje për gati një vit e gjysmë, Dino, Saulo dhe Olga udhëtojnë, shkojnë në restorante dhe shkojnë në takime ashtu si një çift tipik, por si një treshe jo dyshe.

“Në fillim, morëm shumë mesazhe tronditëse nga miqtë dhe familja. Ne kemi qenë të qetë, duke u shpjeguar atyre se çfarë ndiejmë për Olgën dhe se nuk kemi ndryshuar si njerëz, por përkundrazi jemi rritur nga kjo marrëdhënie. Kur ata kanë një mundësi të na njohin dhe të flasin, ndryshojnë plotësisht mënyrën se si mendonin për marrëdhënien tonë”, tha Dino De Souza, i cili shpjegoi edhe si merren vendimet në marrëdhënien e tyre.

‘Kur është koha për të vendosur diçka, ne votojmë, cili opsion merr më shumë vota, realizohet”, shtoi ai.

Në një kohë që shumë njerëz janë kundër marrëdhënies së tyre, dyshja e djemve rrëfen se duan një fëmijë nga Olga.