Njihuni me nënë e bijë, thuajse identike

276

Nënë e bijë, të cilat ngjasojnë si motra, lenë vazhdimisht të huajt të habitur kur zbulojnë diferencën prej 23 vitesh mes tyre.

Joleen Diaz, 43 vjeç dhe vajza e saj 19 vjeçare Meilani Parks, jetojnë në një apartament të vogël në Kaliforni të SHBA-së.

Nënë e bijë nuk kanë vetëm një ngjashmëri për t’u admiruar por edhe një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë. Joleen zbulon sekretin për të pasur një lëkurë rinore po aq sa e bija.

“Kam jetuar gjithmonë një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive. Unë rrallë pi alkool, pushoj shumë dhe ha një dietë të ekuilibruar, mjaft të shëndetshme. Fillova të kujdesesha për lëkurën time në një moshë të re, diku rreth 12 ose 13 vjeçe.
Nëna ime kishte blerë “Mary kay” (produkt kozmetik) dhe unë e përdorja fshehurazi produktet e saj për kujdesin e lëkurës”, u shpreh 43 vjeçarja. Por ajo shtoi se rrezet e diellit kanë ndikuar jo pak në bukurinë e saj duke u shprehur se qëndron në diell çdo ditë madje edhe në ditë me re dhe me shi.

“Duke jetuar në Kaliforni, mbrojtja nga dielli është natyrisht thelbësore. Unë përdor absolutisht rrezatimin e diellit, çdo ditë, madje edhe në ditë me re dhe me shi. Unë gjithashtu përdor një serum me vitaminë C në mëngjes dhe në darkë”, tha ajo.

Joleen dhe partneri i saj u ndanë 13 vite më parë, por ata ende ruajnë raporte miqësore mes tyre. Madje darkojnë rregullisht dhe udhëtojnë shpesh në shoqërinë e njeri-tjetrit.