Njihuni me qytetin nëntokësor në Shqipëri, vendstrehimi më i madh dhe i fortifikuar në rajon (VIDEO)

426

Në kthinën e një lokali në Kukës ndodhen një palë shkallë.Në pamje duken pa funksion dhe ashtu të harruara.Askush nuk e di se aty është njëra prej pesë hyrjeve më të rëndësishme të qytetit nëntokësor.

Njërit prej vendstrehimeve më të mëdha në rajon e i fortifikuar për tu bërë ballë shpërthimeve at’omike.Me inxhinier Feti Gjicin edhe grupi i ABC News për herë të parë zbriti në Kukësin e nëndheshëm.Jo pak por më shumë se 30 metra nën atë ekzistues. Shkallët në formë rrethore s’kanë të sosur në zbritje.

Kryqëzime e tunele si një labirint pa fund.Duhet të kesh frikë nga keq orientimi e mos dish të kthehesh në dalje, ndaj nuk largohesh dot më shumë.Inxhinier Fetiu e njeh mirë sepse ka qenë projektues edhe ndjekës i punimeve.

Të habit fakti kur mëson se për Kukësin nëntokësor është punuar gati 20 vite e shpenzuar miliarda.Ndërtime të pabesueshme. Një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës, hapësirat e tjera për vendkomanda e shumë zyra për administratën.

Pra e përllogaritur për 20 apo 30 mijë banorë në një periudhë kohore për të paktën 4 deri gjashtë muaj.Tunelet në trajtë labirinti lidhin çdo hapësirë e përshtatur për funksione të ndryshme.

Kurse hyrja realizohej në pesë vende të ndryshme të qytetit.Një pjesë ë pallateve e ndërtuar në atë periudhë, i kanë në çdo shkallë portat e blinduara dhe tunelet hyrëse për në qytetin e nëndheshëm.