Noel Pjetri këngëtari nga Dukagjini sjell këngën më të re me titull “Koha Shkon e Nuk Na Pret”

204

Noel Pjetri është një nga ata këngëtar që kënga është një talent i lindur bashkë të, sepse te kënga e ndiej veten të lirë, dhe më vjen natyrshëm të këndoj tha ai për portalin tonë.

Noel Pjetri ka sjellë dhe projekte të tjera më parë, por ne zgjodhëm të flasim për projektin e fundit për momentin.

Koha Shkon e Nuk Na Pret është një këngë turbo folk me një tekst të shkruar aq bukur nga dora e të mirënjohurit Fran Kodra ku krahas këtij teksti shumë të goditur nuk kishte si të mungonte muzika po nga Fran Kodra, me orkestrim nga i mirënjohuri Luan Dagistani dhe realizim të Studio Valbona vjen kjo këngë e mrekullueshme e kënduar aq bukur dhe me një prezencë të hijeshme të këngëtarit dhe grupit të valleve të produksionit Treva kjo këngë premton sukses të madh.

O sa shpejt kalojnë vitet
koha shkon e nuk na pret.
Lulja çelet e venitet,
gjithçka ka kohën e vet.

Janë këto disa nga vargjet e këngës

Koha Shkon e Nuk Na Pret

Ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni dhe dëgjoni këngën
Koha Shkon e Nuk Na Pret

Kënduar këngëtari i ri dhe i talentuar
Noel Pjetri.