Nuk do ta besoni sa ka kushtuar kjo veshje e Rita Orës

138

Rita Ora njihet për stilin e saj unik, eksperimentimin me veshjet dhe guximin në ndryshimin e look-ut, duke marrë përherë vëmendje në çdo paraqitje të saj.

Së fundmi ajo ka shkëlqyer në eventin “Vida Glow” në Syney, ku bukuroshja shqiptare u shfaq me një jumpsuit rozë ‘’Alex Perry’’, e cila kushton plot 1950 dollarë. Këtë veshje, ajo e kishte kombinuar edhe me një varëse prej ari dhe me një palë vathë formë rrethi.

Në këtë ngjarje, Rita u bë bashkë me disa të famshëm vendas australianë, duke përfshirë modelet Jesinta Franklin dhe Gemma Ward.

Kujtojmë se kohët e fundit, ylli i popit po përflitet për një romancë të mundshme me regjisorin e famshëm të filmave, Taika Waititi. Fillimisht ishte Rita ajo që nxiti thashethemet për lidhje, pasi publikoi në rrjete sociale një foto me regjisorin. Të dy ata dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, teksa Taika i kishte hedhur duart në qafë Ritës. Madje të dy ishin veshur gati njësoj me rroba nga marka e famshme “Gucci”.

Më pas, artistja shqiptare u fotografua teksa drekonte bashkë me regjisorin dhe personazhe të tjerë të famshëm në Sydney.

E mesa duket thashethemet për këtë romancë, janë të vërteta. Dyshja dolën për herë të parë si çift së fundmi në në Sydney, Australi. Rita Ora dhe regjisori 45-vjeçar u panë duke dalë nga shtëpia e këtij të fundit në plazhin Bondi. Dyshja ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa shijonin një shëtitje.