“Nuk doja të isha në ‘friend zone’”, Gjiko rrëfen njohjen e veçantë me Elitën

53

Elita Rudi dhe Gjiko janë një ndër çiftet më të dashur të ekranit.

Prej pak vitesh e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, dhe tashmë janë bërë prindër të dy fëmijëve të mrekullueshëm. Më herët, ata kanë rrëfyer historinë e tyre të njohjes, por Gjiko u ndal më tepër, gjatë një interviste që dha për Prive.

Në rubrikën “5 data”, Gjiko ka veçuar 21 korrikun e vitit 2017, kur ka takuar Elitën. Njohja e tyre nisi nga një intervistë. “Shumë njerëz dhe Elita, mendojnë se unë jam shakaxhi, por në jetë reale jam pak më serioz”, tha ai duke shtuar: “Në intervistat në emisionin e saj nuk vinte vetë, dërgonte gazetare tjetër, dhe mua më kapi inati”, tha reperi.

“Nuk doja të isha në ‘friend zone'”, Gjiko

Ai shtoi se për të realizuar intervistën kishte kërkuar që ta bënte Elita dhe më pas moderatorja kishte pranuar.

Pas disa takimeve, ai tha se ia kishte bërë të qartë moderatores se nuk dëshironte të ishte vetëm te “friend zone” por më shumë, të ishte në “Elitë zone-n” e saj.