Nuk ka ndërmend të ndalet/ Shqipja tregon se Andi e bezdis në telefon

183

Duket se deklaratat ‘bombë’ të Shqipes mbi “Përputhen” dhe personazhet e saj, nuk kanë të ndalur.

Dhe pse prej kohësh ajo është e përjashtuar nga programi, nuk kanë munguar reagimet nga ana e saj për çdo diskutim që është bërë në studio.

Shqipja, prej kohësh vazhdon të këmbëngulë se Andi dhe Tea njihen, madje para disa ditësh ndau dhe një foto me ndjekësit, ku pretendon se në foto ndodhet Andit dhe Tea, dhe ajo foto daton vite më parë.

Së fundmi në një intervistë për “Prive”, Shqipja është shprehur se është e sigurtë që në foto është Tea dhe ka materiale të tjera që do ta vërtetojnë..

Madje, ajo u shpreh se pas përjashtimit është takuar me Andin dhe kanë vazhduar njohjen e tyre.

“Pas programit jam takuar me Andin, kemi vazhduar jashtë njohjen. Nuk e di a i ka thyer rregullat me këtë, unë di që Andi do hakmerrej me Tean, kaq di. Më vonë e ndalova këtë njohje, i thashë ti në punën tënde, unë në timen. Ka patur raste që më ka marrë në telefon, i kam thënë mos i bie më numrit tim. Pas Andit, më ka marrë Mevlani më ka thënë eja se jemi në filan vend. I thashë mua mos më merrni më”, tha Shqipja.

Ndërkohë, Shqipja paralajmëroi një tjetër bombë javën e ardhshme.