Nuk kemi kohë për të humbur thotë Naser Nika.

248

Nuk kemi kohë për të humbur thotë Naser Nika.  Aktivisti producenti dhe organizatori  i tashmë  i mirënjohur në diasporën panë shqiptare ne New York zoteri Naser Nika, njiherit president i kompanis te spektakleve ne USA  Albis Party shpall kandidaturen per kryetar te shoqates Ana e Malit ne New York.

Duke pasur parasysh se zgjedhjet në shoqatën Ana e Malit në New York  të cilat anë paralajmëruar për muajin shtator,   si dhe dëshirën dhe gadishmërinë time për të punuar në të mirë të kësaj shoqate, dhe të gjithë  Anamalasve kudo që
jetojnë, si dhe për të vazhduar punën time në zgjedhjen e nevojave dhe kërkesave jetësore dhe kombëtare të Shqiptarëve në diasporën e këtushme, shpall kandidaturën për kryetar të shoqatës Ana e Malit në New York.

Kështu u shpreh kandidati për kryetar i shoqatës Ana e Malit në New York  z’ Naser Nika, ku gjatë bisedës me gazetarin e portalit Adrianet.al Pasqyra News ai tha se nuk kemi kohë për të humbur, sepse ne duhet të punojmë sëbashku në ndihmë të komunitetit  tonë në New York  dhe gjithë Anamalsit kudo që jetojnë qoftë në diasporë, qoftë në Anën e Malit.

Stafi jonë e falenderon dhe i uron  suksese në zgjedhje zotit Naser Nika. /adrianet.al/Paqyranews