“Nuk kemi ndjekur axhendën e Ramës”, Kryemadhi: Opozita e konsoliduar. Dy objektivat tona

235

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se beteja e saj nuk është me Edi Ramën, duke kujtuar se problemi janë ata që ia lejuan. Sipas saj, beteja e fituar e opozitës është që nuk ka ndjekur axhendën e Edi Ramës.

“Ne e kemi krijuar këtë lloj aciditeti të situatës. Ftohemi në debate e tryeza vetëm nëse shahemi e theremi. Mediat nuk duan të ulesh e të bësh një kalkulim si do i rrisësh pagat. Jemi një klasë politike që duam apo s’duam jemi në tranzicion. Dhe unë e kam filluar politikën në tranzicion, që 17 vjeçe. Sot jam nënë me 3 fëmijë gati për të dalë në pension. Unë betejën nuk e kam me Edi Ramën. Është një qenie njerëzore që ishte në vendin e gabuar me njerëzit e gabuar. Problemi është tek ne që ia lejuam. Të gjithë ne kemi bërë gabime. Kodi i ri zgjedhor ia heq mundësinë partive të reja. Kjo klasë politike që sot është e mbaruar si thoni ju… ky kod i ri ia krijon mundësinë njerëzve të rinj? Jo nuk ia krijon. Instalon fuqinë e partive të mëdha.
A kemi ne kohë deri më 25 prill. Edhe kemi edhe s’kemi. Një nga problemet tona që kemi fituar një betejë shumë të madhe që nuk kemi ndjekur axhendën e Edi Ramës. Në 2017 LSI ishte përballë PS dhe PD. U ngritëm mbi këtë. Përballë Edi Ramës jemi bashkë”, deklaroi Kryemadhi në “Real Story”.

Duke iu referuar deklaratave të kreut të PAA-së Agron Duka për mandatet që pretendon LSI, Kryemadhi tha se opozita është konsoliduar dhe se objektivi është krijimi i një sistemi që garanton zgjedhje të lira dhe përfshirja sa më e madhe e njerëzve në votim.

“Ajo që thotë zoti Duka, nuk do ta shikoja në këtë kontekst. Me kodin e ri zgjedhor kërkon kalkulim. Në Tiranë mund të jesh me dy lista në një qark tjetër mund të jesh me një listë. Ky është maksimalizim i votës. Ka një çorientim që e jep opinioni por fuqia e koalicionit opozitar si me një listë, si me dy e si me tre lista është e pashmangshme, i jep probabilitet të madh opozitës.
Tjetërsimin e votës në kuti nuk ta ndryshon Kodi Zgjedhor. Nëse do të ishte kaq humbëse opozita pse Rama vrapo të bënte ndryshimet kushtetuese që presidenti dekreton partinë e parë që del me vota.
Ke një opozitë të konsoliduar dhe asnjëherë nuk ke pasur një opozitë të konsoliduar në 3 vite. Ndodh që unifikimi i opozitës, sepse në fund të ditës Rama kishte si qëllim përçarjen e opozitës, a ka pas kosto sigurisht që ka pasur kosto se nuk jemi të gjithë në një mendje. Asnjëri nga ne nuk mund të na i heqë të drejtën të mendojmë, por në fund të ditës jemi të gjithë për të rrëzuar Edi Ramën. Objektivi ynë, krijimi i një sistemi që garanton zgjedhje të lira. Dhe e dyta përfshirja sa më e madhe e njerëzve në votim. Sa më shumë njerëz të përfshihen, aq më shumë realitete të reja politike do kemi në klasën politike shqiptare”, deklaroi kryetarja e LSI-së.