“Nuk më përmendën rekordin olimpik”, Briken Calja: Këtu flasin vetëm për Mesin dhe Ronaldon

141

Briken Calja ishte i ftuar emisionin “Wake Up”. Peshëngritësi foli për arritjen e tij historike ku u shpall Kampion Bote.

“Ka qenë një pritje fantastike. Urimi i njerëzve ka qenë i jashtëzakonshëm dhe dua t’i falënderoj të gjithë. Nuk e prisja gjithë këtë mbështetje dhe ka qenë qershia mbi tortë.”

“Do jetë e njëjta rutinë, në familjen time nuk ndryshon asgjë. Do të doja t’i falënderoja sepse i kam munguar shumë.”

Titulli Kampion Bote me shumë sakrifica

“Unë e kërkoja prej vitesh, është një karrierë 20 vjeçare. Kam 38 medalje europiane dhe botërore. Këto katër vitet e fundit kam qenë në top list në të dy kompeticionet. Kam qenë vazhdimisht në vend të parë ose të katërt. Në europian kam qenë në vend të parë dhe të dytë që nga 2018 deri tani.”

Çfarë të ka motivuar më shumë?

“E vetmja që më ka bërë të përkushtohem është synimi që kam pasur për të marrë një medalje evropiane. Shpresoj të arrij medaljen olimpike në 2024. Sepse në 2021 e kam humbur me 1 kilogram.”

“Nuk u përmend rekordi olimpik që e barazova në lojërat e fundit. Këtu përmendet gjithë kohës vetëm substancat që përdorin sportistët.”

“Këtu përmendet më shumë Mesi dhe Ronaldo. Nevojiten më shumë këta se sa shqiptarët. Është për të ardhur keq mënyra sesi trajtohen sportistat. I lënë në heshtje, duke harruar që kemi kampionë ndër vite. Kujtohen vetëm kur kanë sukses.”

“Qeveria ka bërë ndryshim, gjë që unë e kërkoja prej kohësh dhe i ka mundësuar të gjitha. Tani jam tërhequr për shkak se dua të qetësohem. Kërkoj ndjesë sepse nuk kam qenë në gjendje të përgjigjem sespe kam qenë i ngarkuar. Jemi në Shqipëri dhe këto herë pas here anashkalohen.”