Nuk qëndrojnë besnikë në një lidhje, personat që i përkasin kësaj shenje janë më të prirur për mashtrim

202

Një faqe interneti që merret me takimet në internet ka kryer një anketë se “cila shenjë e zodiakut ka më shumë gjasa të angazhohet në mashtrime”, dhe rezultatet habitën shumë njerëz. Gjegjësisht, rezultatet treguan se ishte Shigjetari. Sipas shumë njerëzve, Shigjetari konsiderohen si partnerët më besnikë.

Megjithatë, ky hulumtim ka treguar se ata në fakt tradhtojnë shumë shpesh nëse nuk janë të kënaqur me marrëdhënien e tyre, pra kur personi me të cilin janë nuk i përmbush plotësisht dhe nuk i bën të lumtur. Kur një Shigjetar ndjen se nuk po merr respekt dhe se po neglizhohet, ndryshon qëndrim.

Ai shumë shpejt fillon të mendoje nëse një person tjetër mund të jetë një zgjedhje më e mirë për të. Me një person të kësaj shenje, do të vini re më lehtë se diçka e pazakontë po ndodh kur ata fillojnë të shkaktojnë debate të paarsyeshme dhe të shfaqin nervozizëm që normalisht arrijnë ta kontrollojnë mirë.

Megjithatë, fakti që kjo shenjë e zodiakut nuk e përballon mirë një ndërgjegje fajtore mund të jetë fati i shortit, kështu që punët e tyre sekrete zakonisht nuk qëndrojnë sekret për shumë kohë. /abcnews.al