Nuk respektuan orarin e zgjimit të vendosur nga Big Brother/ Dënohen banorët

88

Banorët e Big Brother Vip janë përballur me një vendim jo dhe aq të këndshëm ditën e djeshme. ‘’Vëllai i Madh’’ ka vendosur t’i dënojë që të gjithë dhe shkak për këtë është bërë orari i vonë i zgjimit në mëngjes.

Banorët ishin paralajmëruar disa herë se duhet të zgjoheshin menjëherë pasi të binte gongu dhe në shtëpi të ndizeshin dritat. Duke qenë se kjo kërkesë nuk është respektuar për të disatën herë dhe për këtë ‘’Vëllai i Madh’’ ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj banorëve.

Të gjithë banorët, pa asnjë përjashtim, do të qëndrojnë për një afat të pacaktuar në Dhomën e Dënimit si një mënyrë për t’i ndërgjegjësuar sadopak.