“O Zot sa e bukur po bëhet Thumana”: Pas akuzave për vjedhje të fondeve Elvis Naçi publikon fotot nga rindërtimi (FOTO)

219

U akuzua për vjedhje fondesh, por nuk reagoi.
Siç duket priti të fliste pasi të tregonte me vepra mbi atë çfarë po bën në Thumanën e shkatërruar nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit 2019.

Hoxhë Elvis Naçi ka postuar në rrjetet sociale imazhe nga Thumana, ku tregohet qyteti i ri që po ngrihet mbi rrënojat e asaj që kishte mbetur nga fatkeqësia natyrore e një viti më parë.

Elvis Naçi:

“O Zot sa e bukur po behet Thumana! Na akuzuan se do t’i pervetsonim fondet dhe Thumana nuk do te ndertohej, pritem me durim dhe sapo leja u dha, fal jush bamires po ecim me ritme te shpejta.

Per cdo akuze te padrejte une kam vetem nje fjale; Zot fali!”, shkruan Naçi mbi fotot e publikuara./shkoder.info