Olsi Bylyku flet për ‘krizën’ me Bes Kallakun dhe Erion Isain

58

Në vitin 2018, tre emra të humorit Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku u bënë bashkë për të na’mbërthyer’ para ekranit.

Treshja solli “BE Coffee”, një rubrikë me skeçe dhe të ftuar, si pjesë e emisionit të përjavshëm “E diela shqiptare”.

 

Megjithatë, për shkak të angazhimeve të tre aktorëve, në fillimin e sezonit të ri televiziv në shtator 2019, ata ndoqën rrugë të ndryshme duke mos u shfaqur më në këtë rubrikë.

Olsi iu bashkua “Klanifornias”, teksa në fillim të këtij viti Besi erdhi si pjesë e “Kosherja Show”, ku një ftesë për t’iu bashkuar kastit të aktorëve e ka marrë edhe Olsi, i cili e refuzoi.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Natën me Aulonën”, Olsi u pyet se pse është zënë me Besin dhe Erionin.

“Unë nuk jam zënë as me Besin, as me Erionin. Të betohem. Madje, shkoj shumë mirë me të dy. Por, Besi zgjodhi rrugën e vetë të “Kosherja” dhe unë nuk pata mundësi t’i bashkohem me ftesën që më bënë. Erioni është Kryetar Bashkie dhe s’ka më kohë për ne aktorët. Gjithsesi, Erioni është flori. Sa herë që kalon rrugën Korçë-Ersekë na merr në telefon dhe na tregon se si i ka rregulluar”, tha Olsi me nota humori.