“Omicron”dyfishon të shtruarit në spital/Omicron nuk kursen as fëmijët

104

“Omicron” dyfishon të shtruarit në spital, mjekja: Ka fëmijë që po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Vala “Omicron” përballi mjekët me fluksin më të lartë të vizitave tek fëmijët dhe dyfishoi të shtruarit në spital. Aktualisht në Infektivin Pediatrik në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” tregon shefja e shërbimit Gjeorgjina Kuli ka dhe të vegjël që po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Moshat variojnë nga një muaj deri në mbi 5 vjeç.

Në spital nuk mungojnë as të infektuarit me “Delta” . Fëmijët e prekur nga ky variant shpjegon mjekja infeksioniste po shfaqin klinikë më të rëndë dhe po qëndrojnë më gjatë në spital.

Shefja e shërbimit Infektiv Pediatrik Gjeorgjina Kuli i bën thirrje prindërve të komunikojnë me mjekun dhe të ndjekin rigorozisht këshillat e tij.

Janari shënoi numrin më të lartë të fëmijëve të prekur nga Covid në vend. Kjo sipas mjekëve i dedikohet përhapjes më të lartë të “Omicron” dhe imunizimit më të pakët të moshës pediatrike.