“Open Ballkan”, Kurti: Qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë për sa kohë Serbia është e mbyllur ndaj Kosovës

131

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për mediat ka prezantuar ministrin e ri të Shëndetësisë në vend pasi Arben Vitia la postin për të garuar si kryetar i Prishtinës.

Rifat Latifi, i cili prej vitesh ka punuar si mjek në SHBA, ka ardhur në Kosovë të dielën dhe do të zërë tashmë vendin e lënë vakant nga Vitia. Se çdo të ndodhë me Vitinë tashmë që zgjedhjet i humbi, Kurti tha se “nuk ka ndonjë nxitim për ta thënë tani se cili do të jetë angazhimi i tij i radhës.

Gjatë konferencës për mediat, kryeministri u pyet nga gazetarët edhe për Ballkanin e Hapur dhe premtimin që është bërë për heqje të kontrollit kufitar nga 1 janari i 2023.

Albin Kurti u përgjigj se qëndrimi i Prishtinës zyrtare nuk do të ndryshojë për sa kohë Serbia mbetet e mbyllur ndaj Kosovës.

“Për Open Balkan e keni të qartë që qëndrimi mbetet i qartë dhe i pandryshuar. Nuk ka Ballkan të Hapur sa kohë Serbia është e mbyllur për Kosovën…Mund të jetë interesi i saj por emërtimi është i gabueshëm i pavërtetë. Deri në atë ditë mund të ndodhi n shumë zhvillime politike..”