Osmani: Gëzimi dhe plotësimi e të drejtave themelore njerëzore dhe lirive është e mundur me përforcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të bashkësisë ndërkombëtare

174

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në debatin online të Segmentit të nivelit të lartë në sesionin e 46-të të Këshillit për të drejtat e njeriut në OKB, Gjenevë.“Me sukses do të mund ta parandalojmë erozionin e humanizmit dhe solidaritetit, si parime themelore, vetëm me pranimin dhe zbatimin e masave të cilat në fokus do të kenë dimensionin njerëzor”, tha Osmani.Duke konstatuar se pandemia e Covid-19 ndikon mbi jetën e përditshme dhe rrjedhat ekonomike në plan global, me një lloj reflektimi edhe mbi gëzimin e të drejtave njerëzore dhe lirive, Ministri Osmani, në fjalimin e tij bëri thirrje për bashkëpunim të përforcuar dhe koordinim në kuadër të bashkësisë ndërkombëtare.Në pjesën e diskutimit për ballafaqimin me sfidat e pandemisë, ai iu referua masave dhe aktiviteteve që Qeveria po i ndërmerr për ballafaqimin me pasojat e pandemisë Covid-19, si dhe zbatimin e politikave në domenin e mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave njerëzore.Në sesionin e Segmentit të lartë, i cili zgjatë nga 22-24 shkurti, marrin pjesë dhjetëra prijës të Qeverive dhe shteteve, si dhe mbi 120 ministra të Punëve të Jashtme, me qëllim riafrimimin e rëndësisë së punës së Këshillit për të drejtat e njeriut dhe mekanizmat e tij për ballafaqimin me sfidat për gëzimin e të drejtave të njeriut dhe lirive në përgjithësi, e në veçanti gjatë kohës së pandemisë Covid-19.