“Pa ty” nga artisti Flori Lloga pëlqehet shumë që në fillim

151

“Pa ty” nga artisti Flori Lloga pëlqehet shumë që në fillim

Familja, puna e duke jetuar në Amerikën e largët mes një mijë e një angazhimeve ai se ka harruar muzikën. Madje këngëtari Flori Lloga sapo ka prezantuar projektin më të ri muzikor që sapo është publikuar ne klip dhe mban titullin “Pa ty”.

Kënga në kanalin muzikor vetëm për dy ditë ka marrë mijëra klikime e po pëlqehet shumë duke shënuar kështu një tjetër sukses të artistit të njohur. Mësojmë se producenti i këngës është Marenglen Boka me tekst nga MB Music e video realizuar nga AR Visual e mund ta ndiqni në linkun më poshtë. Flori më pas do të vijë me një tjetër projekt të bukur këtë herë me vëllaun e tij Argjend Lloga.

https://youtu.be/Py3Eaqip-OA