Paguante fatura të Iarta të energjisë eIektrike, ajo që MËSOl pas 7 vitesh e “truIIosi” fare

130

Shefja e një restoranti, e cila ishte e habitur nga faturat e energjisë elektrike prej 1300 paund në muaj, është tr onditur kur ka mësuar se për shumë kohë ka qenë duke paguar edhe për hotelin afër pronës së saj.

Patricia Rodrigues nuk kishte arritur ta kuptonte se përse ishte duke paguar fatura të majme të energjisë për ambientet e restorantit të saj, derisa ajo thirri një elektricist për të kontrolluar rrjetin.

Dhe kur elektricisti erdhi, shefja e picerisë kuptoi se kishte paguar edhe për hotelin ngjitur rreth 42,000 paund, për faturat përgjatë 7 viteve.

Restoranti i 29-vjeçares gjendet në Brandon, Angli dhe është pjesë e një kompleksi që përfshin Brandon Lodge Apartment Hotel, i cili është në pronësi të Nolan Guthrie.

Në disa dokumente të zotëruara nga Guthrie, ai deklaroi në një letër se kishte rënë dakord

se ajo do të paguante të gjitha faturat e energjisë si pjesë e kushteve të dhënies me qira të restorantit.

Por Rodrigues, e cila ka drejtuar biznesin që nga viti 2011 me vëllanë e saj Fabio, pretendon se ajo kurrë nuk ka nënshkruar për një detyrim të tillë.

Sipas saj, dy qarqet shtesë të energjisë elektrike janë të lidhura me dhoma hoteli në katin përdhes pranë restorantit të saj dhe dhoma në katin e parë më lart.

Ajo pretendon pronari nuk i ka paguar asaj paratë që i ka borxh dhe që atëherë nuk ka paguar faturat e energjisë elektrike për tre muajt e fundit.