Ditët e fundit kanë qenë të mbushura me debate dhe përçarje brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Banorët duket se kanë filluar të ndahen në kampe, por Paloma vendosi që këtë mbasdite ta ndryshonte këtë gjë.
E veshur si Donaldi, dhe në tentativë për ta imituar atë, dyshja vendosi që t’i japë fund çdo mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.
“Një jetë kemi dhe e vetmja gjë që na mbetet është dinjiteti, rrespekti dhe vlerësimi”,- tha Paloma, fjalë e cila u pasua me një përqafim nga aktori.
Ky veprim duket se nxiti ndërgjegjësimin edhe nga ana e Ilirit, i cili ndërmorri gjithashtu hapin për të sqaruar çdo debat me Donaldin dhe Semin.